Botë
“La Ninja”, 25 viktima nga rrëshqitjet e dheut në Venezuelë
10.10.2022 11:42
25 persona humbën jetën dhe 52 të tjerë u zhdukën për shkak të përmbytjeve që pushtuan Venezuelën...

25 persona humbën jetën dhe 52 të tjerë u zhdukën për shkak të përmbytjeve që pushtuan Venezuelën këtë fundjavë nga fenomeni La Ninja.
Reshjet e dendura të shiut nxorën nga shtrati të paktën 5 lumenj, duke i bërë rrugët të pakalueshme. Presidenti Nicolas Maduro shpalli tre ditë zie kombëtare duke filluar nga e diela, “në solidaritet me familjet e prekura”. La Ninja është një ngjarje e natyrshme, e cila përfshin një ftohje të Oqeanit Paqësor dhe zakonisht sjell kushte më të lagështa në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.
