Maqedoni
Qytetarët për masat antikrizë të Qeverisë: Të ketë ndihma të rregullta, jo të afatizuara
10.10.2022 14:17
Një ditë pas promovimit të masave antikrizë nga Qeveria në vlerë prej 350 milion euro për të ndihmuar qytetarët...

Një ditë pas promovimit të masave antikrizë nga Qeveria në vlerë prej 350 milion euro për të ndihmuar qytetarët më të rrezikuar nga kriza, pyetëm qytetarët se a e mirpritën kët risi. TVM aketoi qytetarët të cilët nuk ishin të informuar për masat e Qeverisë dhe kishin hallin e tyre se si të kalojnë muajin, sepse sipas tyre çmimet në treg janë astronomike dhe nuk mbulojnë shpenzimet elementare për një jetesë normale. Ata thonë se kjo ndihmë duhet të jetë e përhershme dhe të rritet standardi jetësor sepse në të kundërtën shum pak do të vërehen efektet e ndihmës për katër muajt në vijim.
“Të gjitha gërat janë shtejtuar. Secilën javë çmimi po ndryshon. Në mëngjes e pash që çmimi i qumshtit do të rritet. Fillimisht këto para nevoiten për ushqimet, dimri po vjen, çmimi i drunjëve dhe rrymës po rritet, ato po thonë jo por ne nuk jemi të sigurt gjithçka po ndryshon.”, tha një qytetar.
“Fola me motrën që tha se nuk dihet se a do ti japin ndihmat apo jo. Pak ndihmojnë, është e ditur sadopak do të ndihmojë, psh një kilogram mish, nëse nuk ndihmoj unë ajo ka gjendjen shumë të rëndë, pension këta që punojnë me fëmijë në shkollë, shum është vështirë është jeta.”, u shpreh një qytetar.
“Çmimet janë të larta, njerëzit janë të papunë. Ato 4 mij denarë duhet ti japin rregullisht ti japin. 3000 denarë i jep këtej, ndërkohë që çmimet e mallit janë ngritur.”, tha një qytetar.
“Gjithçka është shtrejt nuk e di njeriu se çka të bëj. Është bërë katastrofë, dhe nuk ka ku më të shkojë ky popull. Zgjidhja do të ishte që rroga mesatare të jetë 700 euro, që të ekzistojë ky popull, ndyshe nuk ekziston ky popull. Një here tre muaj me ndihmat prap do të jetë i varflër.”, u shpreh një qytetar.
“Falemnderit nëse e realizojnë premtimin e dhënë. Nuk dalin këto të holla por sado kudo na qetësojnë jetën. Kemi nevojë për barna, pensionin e kam 10.500 ato para mi japin mua.”, tha një qytetar.
Por nga Qeveria potencuan se do tu ofrohet ndihmë kategorive më të rrezikuara të qytetarëve. 42.000 qytetarë nga kategoritë e rrezikuara do të marrin 3.000 denarë në muaj në katër muajt e ardhshëm. Do të ketë edhe mbështetje direkte financiare për pensionistët që marrin pensione më të ulëta: mbi 91.600 pensionistë që marrin deri në 11.525 pensione do të ndihmohen me 1.500 denarë në muaj, pra gjithsej 6.000 denarë për katër muaj. Ndihmë prej gjithsej 3.000 denarë është siguruar për pensionistët që marrin pension prej 11.525 deri në 14.000 denarë, përkatësisht mbi 66.000 pensionistë.
FLUTURA LATIFI
