Maqedoni

Klubet bullgare në Maqedoni, Kovaçevski: Emërimet të mos jenë provokative

10.10.2022 14:42

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski me porosi Sofjes zyrtare që në të ardhmen të mbështesin financimin e shoqatave bullgare..

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski me porosi Sofjes zyrtare që në të ardhmen të mbështesin financimin e shoqatave bullgare në vend të cilat kanë për qëllim afrimin e dy popujve dhe jo shkaktimin e provokimeve. Sipas Kovaçevskit hapja e klubeve silurse ai në Ohër me emrin ‘Mbreti Boris i Treti’ prek ndjenjat e popujve të tjerë, andaj sipas tij duhet të kihet kujdes në emrimet e tyre.
 
“Shoqatat të cilat mbajnë emra të figurave të historisë, të cilat prekin ndjenjat e maqedonasve, hebrenjëve, të romëve, shqiptarëve dhe të ë tjerëve të rëndësishëm për periudhën e fashizmit, konsideroj se kjo është për t’u ndëshkuar dhe nuk ndërton marrëdhënie miqësore midis dyja shteteve. Përkundrazi ekzistojnë emra të dëshmuar në fushën e kulturës, sportit e te tjera dhe të cilët mund të afrojnë dy shtetet.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. 
 
Mickovski: Pasojë e politikave tradhëtare të LSD-së
 
Kreu i VMRO–DPMNE-së Hirstijan Mickovski vlerëson se provokimi me hapjen e klubit bullgar vjen si pasojë e politikave tradhëtare të socialdemokratëve. Ai mohon të ketë lidhje më Tome Bllazhevskin, kryetarin i klubit bullgar në Ohër.
 
“Saktë e di se kur është bërë fotografia. Ishim në manastirin Shën Bigori që të ndezim qirinjë dhe ata ishin aty. Më dhanë një libër që ua ktheva. Ky ishte takimi i vetëm me këtë djal.”, tha kryetari i VMRO–DPMNE–së Hristijan Mickovski. 
 
Mickovski theksoi se në kuvend kanë dorëzuar projekt ligj për ndryshimin e emrave të shoqatave duke shpresuar në mbështetjen edhe të pushtetit. Qeveria bullgare ka planifikuar 400 mije euro për financimin e shoqatatave bullgare në pesë shtete, në mesin e tyre renditet edhe Maqedonia.
 
MERALE ISMAILI