Maqedoni
Pakoja e re e masave antikrizë Dimovski: Nuk korrespondon me nevojat e punëtorëve
10.10.2022 15:00
Pakoja e re e masave antikrize për qytetarët me vlerë prej 350 milion euro, është e një anëshme dhe e njëjta...

Pakoja e re e masave antikrize për qytetarët me vlerë prej 350 milion euro, është e një anëshme dhe e njëjta nuk korespodon me nevojat e punëtorëve në vend. Kështu vlerëson kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Darko Dimovski, sipas të cilit, përshëndet iniciativën e qeverisë për ti ndihmuar finansiarisht kategoritë e rrezikuara, por jo edhe të anshkalohen punëtorët thotë ai. LSM do të kërkojë ndihmë finansiare për çdo punëtor.
“Me këto masa antikrizë puntori nuk duhet anashkaluar. Pse, sepse rritja e inflacionit, pra rritja e përditshme e çmimeve dhe shpenzimeve janë të njëjta si për punëtorët si për kategoritë e rrezikuara. Ne si LSM të mërkurën në këshillin ekonomik - social do të reagojmë ndaj masave të propozuara anti-krizë. Do të kërkojmë të drejtat tona sepse ne e mbajmë mend deklaratën e kryeministrit se askush nuk do të lihet të ballafaqohet vetë me krizën ekonomike dhe energjetike dhe ja ku jemi ne tani, kemi mbetur vetëm. Në masat e porpozuara antikrize të propozuara, nuk janë përfillur edhe nevojat e puntorëve, andaj themi se do të reagojmë dhe do të insistojmë për 5 kërkesat tona të cilët për ne janë shumë të nevojshme e një nga to janë pagat të ndjekin trendin e rritjes së inflacionit dhe shpenzimeve të shportës minimale.”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.
Por cili është mendimi i sindikalisteve sa i përket masave antirkizë shtesë për kompanitë të cilët do të miratohet gjatë periudhës së ardhshme, a do të arrijnë ti mbajnë puntorët në kohë krize, është diskutabile thotë Dimovski.
“Unë deri në këto momente nuk dëgjova se ka masa konkrete për kompanitë. Sa i përketë të saj se do të largohen punëtorë, hipotetikisht mund të ndodh. Mirëpo duhet ta dini se nëse dikush mendon se punëtorët e larguar do ti kthejë përseri në punë do e ka shumë gabim. Pse e theme këtë sepse nëse puntori nuk ka mbrojtje dhe siguri sociale ne vendin e tij të punës, nëse nuk mund të planifikojë të ardhmen e tij, më besoni se punëtorët profesional kanë opsione të mëdha për të migruar në vendet e BE-së.”. tha Dimovski.
Masat qeveritare për përkrahjen e qytetarëve dhe kompanive duhet të miratohen në Kuvend më së voni deri në fund të kësaj jave.
REXHEP QAMILI
