Maqedoni
Penov në krye të pushtetit lokal, Kovaçevski: Nominimin do t’ia dorëzoj Kuvendit
10.10.2022 15:15
Ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Risto Penov, nga rradhët e Partisë Liberal Demokratike...

Ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Risto Penov, nga rradhët e Partisë Liberal Demokratike, do të jetë minsitri i ri Qeverisjes Lokale. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nominimi do t’i dorëzohet Kuvendit të Republikës gjatë ditës. Edhe një herë saqroi se bëhet fjalë vetëm për plotësimin e një posti ministror që i përket PLD, dhe se rikonstruksion të Qeverisë nuk do të ketë.
“Unë nuk pres ndryshime në resorët e tjerë. Sa i takon propozimit për z. Penov, për ministër të ri për vetëqeverisje lokale, nominimin do ta nënshkruaj menjëherë sapo të përfundojë kjo ngjarje dhe do ta dorëzoj në Kuvend.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Nominimi i Penovit për ministër të vetëqeverisjes lokale, u dënua nga VMRO-DPMNE opozitare. Sipas partisë së Mickovskit, Penov është një kuadër i konsumuar i tranzicionit, i cili, sipas tyre, gjatë qeverisjes me Qytetin e Shkupit, ka shitur gjithë pasurinë që kishte në dispozicion kryeqyteti.
Penov pritet të vijë në krye të pushtetit lokal, pasi paraprakisht dha dorëheqje bashkëpartiaku i tij, Goran Milevski. Më 20 shtator, ky i fundit njoftoi se dorëhiqet për arsye personale.
SHPËTIM NUREDINI
