Maqedoni
Spasovski në Gjenevë: Bëmë përpjekje për forcimin e sistemit të azilit
10.10.2022 15:32
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski po merr pjesë në seancën e 73-të të rregullt të Komitetit Ekzekutiv të Komisionerit...

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski po merr pjesë në seancën e 73-të të rregullt të Komitetit Ekzekutiv të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë në Gjenevë ku ka realizuar takim me Komisionerin e Lartë për Refugjatë, Filippo Grandi. Në takim u shpalos ajo që është arritur në periudhën e kaluar, duke pasur parasysh partneritetin me UNHCR-në. Lidhur me Paktin Global për Refugjatët, si një nga instrumentet kyçe ndërkombëtare të OKB-së, palë kontraktuese e të cilit është edhe vendi ynë,
Spasovski ka theksuar se shteti në vazhdimësi ofron mbështetje të fuqishme dhe se në një një pjesë janë përmbushur angazhimet, duke përfshirë harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë evropian, miratimin e dokumenteve të rëndësishme në fushën e azilit, p.sh. migrimet, direktivat e BE-së, të cilat janë të inkorporuara në një shkallë të lartë në legjislacionin kombëtar pozitiv, thuhet në Kumtesën e MPB-së.
"Në takim u përshëndetën përpjekjet e shtetit për forcimin e menaxhimit të sistemit të azilit, duke pasur parasysh se gjatë pandemisë, Maqedonia e Veriut ishte ndër të parat që realizoi intervista me azilkërkuesit përmes një platforme online, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre, dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, u sigurua akses i papenguar në procedurën për njohjen e të drejtës për azil për të gjithë personat që kishin nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.”, thuhet në Kumtesën e MPB-së.
Komisioneri i Lartë Filippo Grandi ka shprehur kënaqësinë e tij për mundësinë e mbajtjes së këtij takimi të përbashkët duke theksuar se UNHCR ka vlerësuar përpjekjet dhe rezultatet e arritura nga Republika e Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve, duke i falënderuar për strehimin e familjeve ukrainase që kërkuan strehim në Maqedoninë e Veriut.
FLORIJE BELULI KAMBERI
