Maqedoni
Masat antikrizë përplasin pushtetin dhe opozitën
10.10.2022 15:48
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka pohuar se Qeveria e udhëhequr nga ai ka përgatitur një paketë...

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka pohuar se Qeveria e udhëhequr nga ai ka përgatitur një paketë për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë në vlerë prej 350 milionë euro. Sipas Kovaçevskit në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë, para dimrit më të pasigurt në Evropë, askush nuk do të mbetet vetëm.
“Këto masa pres të jenë efektive sepse do të prekin kategorin më të ndjeshme të qytetarëve. Me këto masa janë prekur persona të cilët nuk kanë mundësi ti rrisin të hyrat e tyre mujore, por kemi përfshirë edhe mbi 130 mijë pensionistë të cilët marrin pensione nga 11,500 denarë deri më 14 mijë denarë, me qëllim që të kenë mundësi ti bëjënë ballë kësaj kriz. Sa i përket cmimeve, në berzën botërore gruri, misri dhe Energjia Elektrike ka shënuar rritje dhe këto kanë ndikuar të rriten cmimet tek prodhuesit, prandaj tani do të përgatisim masa për ti ndihmuar prodhuesit, me qëllim që shpenzimet e tyre ti ulim.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Por për liderin e opozitës Maqedonase këto masa nuk janë të mjaftueshme, dhe janë vetëm edhe një trik marketingu i Qeverisë. Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski për të zbutur kriza është e nevojshme që rryma që prodhohet nga Elektranat e Maqedonis së Veriut që gjatë natës dhe uikendeve të lëshohet për ekonominë. Mickovski po ashtu ka propozuar të ketë uikend pa TVSH për produktet ushqimore.
“Nuk është koha të vrapojmë pas poenave politik, por të veprojmë. Ajo që qeveria e quajti dje “paketë e re masash për mbështetjen financiare të kategorive të rezikuara të qytetarëve, pensionistëve dhe kompanive, është e pamjaftueshme, simbolike dhe përfaqëson vetëm një trik marketingu për të mashtruar opinionin se diçka po bëhet, ndërkohë që kompanitë po mbyllen dhe ekonomia është duke vdekur.”, tha Hristijan Mickovski, lider i VMRO-DPMNE-së.
Mickovski kërkon që produktet bazë të lirohen nga TVSH- ja të ngrihen çmimet e tyre si dhe të ketë përgjysmim të akcizës për derivatet e naftës.
FITIM KRYEZIU
