Pakoja vjetore e zgjerimit të BE-së, Ramadani: Për RMV-në do të jetë mjaft pozitiv
Komisioni Evropian publikon të mërkurën “pakon e zgjerimit”....

Komisioni Evropian publikon të mërkurën “pakon e zgjerimit” që përmban raportet e ecurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në reformat e integrimit europian.
Në këtë pako pritet të konfirmohet progresi i shënuar nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, që u kurorëzua me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare midis Bashkimit Europian dhe të dyja vendeve në 19 korrik të këtij viti.
Analistët politik optimist se për vendin tonë ky raport do të jetë shumë pozitiv dhe do t’i evidentojë përparimet që ka bërë shteti në drejtimin eurointegrues, në reformat e brendshme por edhe në raportet dypalëshe, respektivsht në marrëdhënet me Bullgarinë.
“Raporti që pritet prej KE-së për RMV-në do jetë dukshëm më pozitiv se viteve tjera edhe pse disa vite me rradhë raportet kanë qenë në favor, sigurisht me një gjuhë evropiane diplomatike, por kësaj rradhe për vet faktin që janë çel bisedimet, një pajtim opcial me Bullagrinë për të larguar veton, ka ndikuar që raporti të jetë pozitiv” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Vendet e rajonit ndodhen në faza të ndryshme në procesin e zgjerimit. Risi mund të jetë raporti për Kosovën, ku zërat janë për dhënien e liberalizimit të vizave, gjë të cilën nga vendet anëtare e ka kërkuar zyrtarisht Komisioni Evropian.
Mali i Zi ka avancuar më së shumti dhe i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Serbia pason si shtet që është në procesin e negociatave, por që pritet të kritikohet për shak se nuk ka mbështetur sanksionet e bllokut kundër Rusisë.
Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina ka aplikuar për anëtarësim në BE, por akoma nuk ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat.
Në qershor, në procesin e zgjerimit janë përfshirë edhe tri shtete të fqinjësisë lindore evropiane. Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Gjeorgjisë i është premtuar “perspektiva evropiane”. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
