RMV do ta shqyrtojë mundësinë që të vazhdojë llogaritjen verore të kohës

10.10.2022 16:52

Ministria e Ekonomisë ka marrë detyrë...

Ministria e Ekonomisë ka marrë detyrë nga Qeveria për të shqyrtuar mundësinë e vazhdimit të llogarisë verore të kohës, me synimin për të kursyer në konsumin e energjisë elektrike.

Sipas qytetarëve, kjo masë nuk do të jetë frytshme.

“Me çka të kursejmë, ne nuk mund të kursjejmë. A nuk duhet të ngrohemi, a nuk duhet të punojmë? Nuk ka asgjë për të kursyer. Do të jetë njësoj si më parë. Nuk ka rëndësi nëse dita zgjat më shumë apo më pak, njerëzit do të jetojnë”.

“Rritja e çmimit është më e lartë se të ardhurat e qytetarëve në RMV” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se deri në fund të javës analizat e Ministrisë së Ekonomisë duhet të jenë gati për mundësinë e mbajtjes së kohës verore për të kursyer më shumë energji elektrike.

“Nuk ka rëndësi se çfarë tregojnë të dhënat dhe analizat për të dhënë një efekt pozitiv, si për ekonominë ashtu edhe për qytetarët, ato analiza tashmë janë duke u bërë dhe me shumë gjasa do të jenë gati në fund të javës pasi vendimi duhet të merret deri në fund të muajit sipas ligjit” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kreu i VMRO- DPMNE-së Hristijan Mickovski ndërkohë tha se vazhdimi i llogaritjes verore të kohës nuk do të ndikojë shumë në punën e kompanive në zbutjen e krizës energjetike.

“A to të ndryshojë diçka llogaritja verore e kohës. Nuk mendoj se do të ndryshojë më tepë se 2 deri 3 përqind nga pasqyra e plotë kjo nuk është mjaftueshëm” - tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Llogaritja verore e kohës duhet të përfundojë me 30 tetor kur akrepat e orës do të kthehen një orë pas gjegjësisht ora 3 pas mesnate do të konsiderohet se është ora 2. (Sedat Selimi, TVM2)