Gjorgjievski u shpall i pafajshëm për vrasjen e dhëndrit të tij

10.10.2022 17:19

Pas tetë muajsh në paraburgim....

Pas tetë muajsh në paraburgim, Toni Gjorgjievski nga Manastiri sot u shpall i pafajshëm.

Ai dyshohej për vrasjen e dhëndrit të tij me paramendim , por tani gjykata në Manastir vendosi se ai veprën e ka kryer në vetëmbrojtje dhe mbrojtje të nevojshme.

I vrari Sokolov ishte i njohur edhe më parë për policinë dhe më 21 shkurt, ai erdhi me thikë në shtëpinë e Gjeorgievskit, ku strehohej gruaja e tij e pamartuar dhe dy fëmijët, filloi të godasë fort derën e hyrjes dhe pasi e theu atë  ka hyrë në shtëpi, pas së cilës është qëlluar me dy plumba.

Familja e tashmë të liruarit Toni Gjorgjevski organizoi protesta në disa raste duke kërkuar lirimin nga akuzat, pasi siç pretendonin akuza nuk ishte e bazuar në prova, por vrasja e Sokolovit ishte kryer në mbrojtje të vajzës së tij dhe dy fëmijëve të saj dhe jo me paramendim.

Familja pretendonte se kishin njëzet vjet problem me të ndjerin Sokolov, se kishin denoncuar dhunën e tij në polici dhe shërbime sociale, por se ishte e kotë, ai përsëriti dhunën.