Botë

Sulme më të fuqishme ruse prej muajsh ndaj qyteteve Ukrainase

11.10.2022 12:43

Rusia ka sulmuar disa qytete ukrainase edhe në perëndim të Kievit. Në shumë zona është prekur infrastruktura kritike...

Kryeqyteti Kiev dhe “shumë” qytete të tjera në Ukrainë janë tronditur prejsulmeve. Rusia, ka lëshuar mbi 80 raketa ndaj Ukrainës ndërsa forcat e armatosura ukrainase kanë goditur të paktën 43 raketa. 
 
Në Kiev ka pasur shpërthime të rënda në qendër. Numri i të vrarëve prej sulmeve që nga e hëna sipas mbrojtjes civile ukrainase është të paktën njëmbëdhjetë vetë dhe rreth 87 persona janë plagosur. 
 
Vetëm në Kiev gjetën vdekjen 5 vetë dhe 52 të tjerë u plagosën. Për sulme njoftojnë edhe autoritetet e Lvivit, Kmelnyzkyjt dhe Shytomyrit. 
 
“Presidenti Volodymyr Zelenskyj deklaroi, se Rusia po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën përmes sulmeve me raketa. Infrastruktura e energjisë në Ukrainë është vënë në shënjestër", tha Zelenskyj në një video-mesazh përpara presidencës në Kiev.