Ukrainë, sërish sulme me raketa në disa rajone
Në të gjitha rajonet e Ukrainës....

Në të gjitha rajonet e Ukrainës sërish ranë sirenat e alarmit për sulm ajror. Forcat ruse sulmuan sërish gjatë natës Zaporizhian, ku raportohet për të paktën një viktimë. Shpërthime janë dëgjuar edhe në Kiev, Kryvyi Rih e Rivne.
Me 12 proektil është goditur infrastruktura civile në Zporizhia, ndërsa në shënejstër kanë qenë edhe elektranat, duke lënë pa energji elektrike 300 lokacione.
Vala e bombardimeve intensive ruse të orëve të fundit, që nuk kurseu as kryeqytetin Kiev, ka ngritur dilemën e sigurisë së presidentit të Ukrainës.
Një numër raketash kanë rënë edhe pranë pallatit presidencial. Lideri çeçen Ramzan Kadyrov iu kthye kërcënimeve ndaj Zelenskyt, duke thënë: “Shko mbathja tani tek miqtë e tu perëndimorë, e mos e kthe kokën pas”!
Por presidenti i Ukrainës, Zelensky thotë se ukrainasit janë të vendosur ti neutralizojnë sulmet e shtetit terorist, siç e quan ai Rusinë.
“Nuk mund ta friksoni Ukrainën, tani jemi më të bashkuar, nuk mund të na ndalni, jemi më të vendosur se terroristët, patjetër të neutralizohen” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Viktima dhe dëme të theksuar amatriale pati edhe në Kiev, ku u silmua enjë urë. Në mbledhjen urgjente të Alamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Uraina ka kërkuar dënimin e aneksimit rus të teritoreve të Ukrainës. Debati i filluar të hënën pritet të përfundojë të enjten kur pritet të votohet edhe për rezulutën.
“Prapa delegacionit rus kur futet në asamblenë e përgjithshme mbeten gjurmë gjaku. Ndërsa salla është e mbushur me aromën e mishit të djegur të njerëzve. Kjo është ajo që e toleruam në Siri. Kjo është ajo që po ndodhë sot në Ukrainë” – tha Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergej Kislicja.
“Dëshmi për atë se regjimi i Kievit mund të bëj çfarë dëshiron, është sabotimi i urës së Krimesë. Paralajmëruam se kjo nuk do tu kalojë pa u ndëshkuar” – deklaroi Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasilija Nebezja.
Perëndimi i dënoi me forcë sulmet ruse. Për presidentin amerikan Joe Biden, ato treguan sërish “brutalitetin ekstrem të luftës ilegale” të kreut të Kremlinit, Vladimir Putin ndaj popullit ukrainas.
“Sulmet e qëllimshme të Rusisë ndaj të gjithë territorit të Ukrainës dhe kundër civilëve përbëjnë një ndryshim rrënjësor në natyrën e kësaj lufte”, tha presidneti francez, Emmanuel Macron.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u shpreh e shokuar në Tëitter: “Është poshtërsi (dhe) e pajustifikueshme me asgjë, që Putin godet me raketa qytetet e mëdha dhe civilët.” tha ajo, ndërsa e siguroi Ukrainën për mbështetje të shpejtë në mbrojtjen nga sulmet ajrore.
Ndërkohë haker pro rus, kanë penguar punën e aeroporteve në Çikago, Llos Anxheles, Atallantë dhe Njujork.
Grupi i hakerëve i njohur si “Kill Net” javën e kalaur ka kryer sulm kibernetik edhe ndaj qeverisë amerikane, e cila e mbështe Ukrainën në përballjen e sulmit ushtarak rus. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
