Maqedoni
VMRO-DPMNE: Afera "Pixel", KSHPK dhe prokouria të hapin rast për aferën
11.10.2022 15:04
VMRO-DPMNE, vazhdon akuzat për krim ndaj Kryeministirit, Dimitar Kovaçevski...

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, bënë thirrje dhe inkurajon Komisonit shtetëror për parandalimin e korrupsioni dhe Prokurorinë, që të hapin rast për aferën "Matësi" në të cilën Kovaçevski dhe kumbara tij Paunov, përmes kartelit solar kanë fituar 26 milion euro.
Sipas tij, Kovaçevski the Paunov të bashkuar në mënyrë kriminele për 5 muaj pasi kanë qenë në pushtet në vitin 2017 kanë formuar "Pixel Grup" dhe në afat prej 1 viti ata hapin fabrikë për prodhimin e panelëve fotovoltaike dhe prej shteti kanë marrë ndihmë në vlerë prej 2 milion euro. Sipas Lefkov ,Kovaçevski e shfrytëzon pozitën për tu pasuruar personalisht, përderisa populli është në varfëri.
“Është e qartë se zëri i Antikorrupsionit është Kovaçevski i cili dëshiron që kështu të lajë krimin, përmes gjoja konstatimit të Antikorrupsionit se nuk ka krim. Si konstatuan se nuk ka krim. Si e përcaktuan se nuk ka konflikt interesi dhe tregti me ndikim kur Pixel Group, e formuar nga vetë Kovacevski, u themelua 5 muaj pasi LSDM erdhi në pushtet në 2017? Dhe në vetëm një vit, kjo kompani po ndërton një fabrikë fotovoltaike. Çfarë faktesh ka analizuar KSHPK dhe mbi bazën e cilave dokumente ka konstatuar se nuk ka konflikt interesi duhet të shpjegojë para publikut? I njëjti grup Pixel, 8 muaj pasi Kovaçevski u bë kryeministër, hyri në një investim prej 54 milionë eurosh, për ndërtimin e fabrikës në TIRZ Tetovë për prodhimin e paneleve fotovoltaike së bashku me një partner bullgar”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
LSDM, janë afera të sajuara të VMRO-DPMNE -së
Nga LSDM theksojnë se Mickoski, Lefkov dhe të gjithë ata që publikisht përhapin gënjeshtra, duhet t'i kërkojnë falje qytetarëve dhe Kovaçevskit për të gjitha aferat e sajuara, të cilat me ditë i bëjnë kundër kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
"Aferat e sajuara të VMRO-DPMNE-së i mohoi Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe konfirmoi se nuk ka bazë për fillimin e procedurës kundër presidentit Kovaçevski. Siç pritej, u konfirmua ajo që Kovaçevski tha publikisht, se ai u tërhoq nga kompania në vitin 2020 dhe se gjithçka ishte publikuar në mënyrë transparente në Listën e tij anketuese", thuhet në reagimin e LSDM-së.
Me këtë sipas LSDM-së edhe një herë u konfirmua se Shtëpia e Bardhë është burim lajmesh të rreme, ndërtimesh dhe spekulimesh, me të cilat tenton të manipulojë publikun.
FLORIJE BELULI KAMBERI
