Maqedoni
Gjenevë, Spasovski: RMV gjithmon partner i OKB-së
11.10.2022 15:21
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme, gjithmonë kanë pasur një qasje proaktive dhe të hapur...

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme, gjithmonë kanë pasur një qasje proaktive dhe të hapur, kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë partner aktiv dhe kredibil i Kombeve të Bashkuara, e veçanërishti UNHCR-së.
Kështu deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në debatin e përgjithshëm në seancën e 73-të të Komitetit Ekzekutiv të Programit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë në Gjenevë.
Lidhur me Paktin Global për Refugjatët dhe Paktin Global për Migracionin, shteti ka dhënë dhe vazhdon të japë mbështetje të fuqishme dhe janë bërë disa zotime të cilat kryesisht janë përmbushur tha Spaasovski.
“Kemi punuar për një kohë të gjatë në harmonizimin e legjislacionit tonë me atë evropian. Janë miratuar disa dokumente në fushën e azilit, gjegjësisht migracionit, direktivat e BE-së dhe të njejtat janë inkorporuar në një shkallë të lartë në legjislacionin tonë pozitiv”, u shpreh ministri i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski.
Ndër prioritetet kryesore të MPB-së në këtë drejtim janë thellimi dhe mbajtja e bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet e rajonit, me vendet transit dhe me vendet e origjinës, me agjencitë e BE-së, agjencionin për roje kufitare Evopol, Agjencionin Evropian për Azil Agjencitë e Kombeve të Bashkuara IOM, UNHCR dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare.
“Negociatat për Marrëveshjen e Statusit me Agjencinë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare kanë përfunduar dhe se pritet të nënshkruhet si marrëveshja e parë BE-Maqedonia e Veriut si vend me bisedime të filluara për anëtarësim në BE”, theksoi Spasovski.
Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet një mbështetëse e fuqishme e OKB-së, një partner i përkushtuar dhe i përgjegjshëm në dialogun global, si dhe një gjenerator dhe shtyllë e fortë dhe përgjithësisht e njohur e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonet e Ballkanit dhe të Evropës dhe më gjerë, tha Spasovski.
VLORA LATIFI TOPOJANI
