Maqedoni
Shënohet Dita e Kryengritjes Popullore, 11 tetori shënohet në Kumanovë e Prilep
11.10.2022 15:43
Me program të përshtatshëm ceremonial nën moton Gjithmonë në anën e drejtë...

Me program të përshtatshëm ceremonial nën moton Gjithmonë në anën e drejtë, të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u shënua 81-vjetori i Ditës së Kryengritjes Popullore, 11 Tetori.
Manifestimi qendror u mbajt në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë. Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, kryeministri Kovaçevski, theksoi vendi ynë njihet në rajon si faktor i stabilitetit dhe sigurisë, ndërsa tani jemi para sfidës të realizojmë integrimet evropiane.
“Jemi para sfidës që të realizojmë edhe integrimet evropiane dhe të antarësohemi në BE që është edhe qëllimi ynë i dytë kombëtar dhe strategjik. BE zëshëm dhe qartë para liderëve evropian në komunikimin formal para të gjithë qytetarëve cdo ditë e konfirmon njohjen e gjuhës maqedone dhe identitetin. E kemi edhe përkrahjen e plotë në zhvillimin e shtetit multietnik dhe respektohet edhe praktikimi i vlerave evropaine në avansimin e mardhënieve të fqinjësisë së mire”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Përmes një sulmi të improvizuar në muzeun memorial në Prilep mbrëmë u shënua 11 tetorit dhe 81 vjetorit të fillimit të luftës antifashiste në vitin 1941. Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski, tha se nga Prilepi ka filluar lufta për çlirim e cila sot ka sjellë shtetin a pavarur sovran të maqedonisë në zemrën e Ballkanit.
“Populli maqedonas pas luftës së dytë botërore ka qenë në anën e vërtetë të historisë ashti është sot dhe do të jetë në të ardhmen do të luftojmë kundër fashistëve dhe Maqedonia ka qenë dhe do të jetë shtet antifashist”, theksoi lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Delegacioni qeveritar lule para qeverisë, ndahen çmime shtetërore për vepra jetësore
Me nderime të veçanta delegacioni qeveritar i udhëhequr kryetari Stevo Pendarovski, vendosën lule të freskëta në përmendoren “Çlirimtarët e Shkupit”, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Jam krenare edhe sot për shtetin tim dhe qytetarët , të cilët sërisht e zgjodhën anën e vërtetë, kur bota përballet me kërcënim serioz për paqen sot më së miri e shohim se cili ishte dobia nga antarësimi në Aleancën veriatlantike. Vendimet e zgjuara na mundësuan të jemi pjesë e sistemit botëror të sigurisë si garancë për sigurinë e shteteve më të vogla”, u shpreh zv/kryeministrja Sllavica Grkovska.
Në kuvend u nda çmimi shtetëror për vepër jetësore në sferën e shkencës iu nda postmortem neuropsikiatrit Metodi Çepreganov, në sferën e kulturës Lindita Ametit dhe Tomisllav Osmanliut, si dhe piktorit Micko Jankullovski.
Kryetari i këshillit për çmimin shtetëror 11 tetori Xhevdet Hajredini, u bëri thirrje ministrave të financave të mois kursejnë nga mjetet buxhetore për finansimin e shkencës, kulturës dhe artit.
FLUTURA LATIFI
