Këshilli i Evropës, fjalimi i parë i Kosovës u prit me duartrokitje

11.10.2022 17:17

Fjalimi i parë i Kosovës në Këshillin e Evropës....

Fjalimi i parë i Kosovës në Këshillin e Evropës është pritur me duartrokitje, derisa nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në emër të shtetit të Kosovës, që në maj të këtij viti ka aplikuar të bëhet anëtar në këtë mekanizëm evropian.

Gjatë fjalimit, Bogujevci ka treguar se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës, ndërsa ka shprehur mbështetje për Ukrainën.

“Vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të gjithë ne jemi me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që të marrë fund sa më parë dhe drejtësia të triumfojë”, është shprehur ajo.

Me “Slava Ukraini”, e ka mbyllur fjalimin e saj Bogujevci.