Pushteti dhe opozita, mospajtime rreth pakos ekonomike
Pako e re e masave për ballafaqim me krizën....

Pako e re e masave për ballafaqim me krizën moll sherri mes Opozitiës dhe pushtetiт. Për VMRO-DPMNE masat e propozuara të qeverisë janë të vonuara, të pamjaftueshme dhe nuk vlejnë për kompanitë.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski propozon që teprica e prodhuar nga ESM, t'i jepet ekonomisë vendore si dhe të ndryshohet Ligji për mardhënie Pune ku e diela është ditë jopune.
Sipas tij me këtë punëdhënësit mund të zgjedhin se cilën ditë të javës do ta zëvendësojnë si ditë jopune në vend të së dielës.
Ai vlerëson se nuk është aspak i mirë propozimi për shkurtimin e pagave që kërcejnë nga mesatarja.
“Jo ajo nuk është zgjidhje, por terror. Terror në kushte të inflacionit, në kushte kur inflacioni është reth 20 %, ushqimi është rritur për më shumë se 30- 40%, kur një shport ushqimore veç më e ka kalur 50 mijë denarshin për një familje mesatare. E tani ata të ulin pagën është vërtetë e turpshme” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Kryeministri Kovaçevski, siguron që shteti është i gatshëm të ballafaqohet me të gjitha sfidat për të mbrojtur qytetarët dhe ekoniminë e vendit.
“Para neve ndoshta është dimiri më i vështirë pas Luftës së dytë Botërore, por ne jemi plotësisht të gatshëm të ballafaqohemi me të gjitha sfidat që janë para neve. Kemi ndërrmarrë hapa të duhura dhe në kohë që më shpejt dhe më lehtë ti tejkalojmë sfidat me më pak dëm ndaj qytetarëve, ekonomisë dhe shtetit” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Pakoja e fundit e Qeverisë është me vlerë prej 360 milion euro dhe e didikuar për kategorinë më të rezikuar, thotë Ministri i Finacave, Fatmir Besimi.
“Politikat ekonomike të ndjekura nga kjo qeveri janë të kujdesshme dhe analitike. Çdo hap që hedhim në luftën kundër kësaj krize ekonomike është i mirëmenduar, efektet e saj aktuale, por edhe pasojat afatmesme dhe afatgjate. Në kohë krize, me një numër të madh të palëve të interesuara, duhet pritur rezistencë dhe indinjatë” – theksoi Ministri i Finacave, Fatmir Besimi.
Besimi thotë se pakoja e masave ka tre komponenta, mbrojtje të kategorisë më të rrezikuar, qëndrueshmëria fiskale dhe realizimin e reformave për zhvillim ekonomik të përshpejtuar. (Sanije Kasami, TVM2)
