Greqia të dielën në zgjedhje
23.01.2015 18:46
Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Greqi, partia e majtë radikale greke SYRIZA ka rritur për gjashtë për qind rejtingun ndaj partisë konservatore në pushtet ”Demokracia e re”...

Sipas sondazhit të kryer nga GPO për llogari të Stacionit Televiziv privat ”Megatv”, SYRIZA ka 32,5 për qind të preferencave, ndërsa ”Demokracia e re” ka 26,5 për qind. Më pas janë ”Lumi” me 5,8%, ”Agimi i artë” me 5%, Partia Komuniste 5%, PASOK-u 4,4%, ”Grekët e pavarur” 3,4%, dhe KIDISO 3%.
Por, për grekët kryeministri më i mirë për momentin është kryeministri aktual, Antonis Samaras, që kryeson me 40,1 për qind të preferencave, ndërkohë që 38,2 për qind pëlqejnë Aleksis Ciprasin.
