Ansamblea parlamentare e KE-së, debat për integrimin e Ballkanit Perëndimorë
Ansambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës....

Ansambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, në rekomandimet e saja dhe në rezolutën e miratuar pas debatit për mbështetjen e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ftuar për një shtytje të re të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa në të njëjtën kohë i bëri thirrje Ballkanit Perëndimor që të përballet me vendosshmëri dhe pa vonesë me sfidat e hapura.
Vizioni evropian po e humb shkëlqimin dhe në vend të saj është rishfaqur nacionalizmi dhe gjithnjë e më shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht ata më të rinj, besojnë se nuk do t'i bashkohen kurrë Bashkimit Evropian, thuhet në konkluzat e Ansamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pas raportit të eurodeputetit grek dhe ish-kryeministrit, Jorgo Papandreu.
Ish-ministrja greke e Punëve të Jashtme, Dora Bakojani dhe tani deputete, paralajmëroi se BE-ja po i jep hapësirë Kinës, Rusisë dhe Iranit.
Raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Jorgo Papandreu, i cili hartoi raportin në emër të Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, në konkluza thekson se: “Derisa perspektivat evropiane po dobësohen, një gjeopolitizim i ri i rajonit po vërehet gjithnjë e më shumë me palët e treta që luftojnë për ndikim dhe thellojnë çarjet ekzistuese”, thekson Papandreu duke sqaruar se “ky trend mund të bëhet edhe më i fortë sepse Ballkani Perëndimor”, veçanërisht pas pasojave të lufta në "Ukraina rrezikon të bëhet një hapësirë për antagonizëm gjeopolitik që mund të eksportojë paqëndrueshmëri në BE".
Kaevski: Jemi krenar për hapjen e negociatave me BE-në
Deputeti i LSDM-së, dhe kryetari i delegacionit parlamentar të Maqedonisë, Darko Kaevski, në debat tha se jemi krenarë që BE-ja na sheh si partner të vërtetë dhe jemi krenarë për hapjen e negociatave.
“Në periudhën e kaluar kishim përkrahje serioze nga të gjitha shtetet e BE-së dhe atë përkrahje pres ta marrim edhe në periudhën që pason, pasi është me rëndësi për ne që të jemi sa më parë vend anëtar i BE-së. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do ti kontribuojë shumë stabilitetit të rajonit për ardhmëri më të mirë, para së gjithash të rinisë, për vende më të mira të punës, luftë më të mire me korrupcionin, rregullimin e adminsitratës publike dhe reforma tjera të cilat jemi të përgaditura si shtet ti bëjmë. Para së gjithash i kemi bërë në periudhën e kaluar. Sesioni i sotëm ishte një dëshmi shtesë për ne si shtet që të vazhdojmë në rrugën e BE-së që është e rëndësishme për shtetin, pasi para së gjithash ne i ndajmë ato vlera evropiane” – tha Deputeti i LSDM-së Darko Kaevski.
Nikollovski: Negociatat nuk kanë filluar
Por deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski ka thakesuar se Maqedonia nuk ka nis negociatat aderuese, por është detyruar ta ndryshojë kushtetutën sipas kushteve dhe diktatit bullgar.
Nikolovski, ka deklaruar se kjo paraqet një intervenim brutal në sovranitetin dhe pavarësinë e vendit.
“Këshilli i Evropës duhet ti kërkojë BE-së që të propozojë hapjen e negociatave aderuese për Maqedoninë pa anulime të mëtutjeshme dhe pa kërkesa shtëse. Ndryshimi i kushtetutës i një shteti sovran është përzierje direkte në punët e brendshme prandaj nuk duhet të jetë parakusht për fillimin e bisedimeve. Kjo nuk është në përputhje me kriteret e Kopenhagës dhe paraqet keqpërdorim të pozitës së Bullgarisë si anëtare e BE-së. Ata po e keqpërdorin pozitën e tyre dhe parimin e vendimit unanim për zgjerim, prandaj veprojnë kështu. Ajo që shqetëson është se Bullgaria e mohon egzistimin e popullit, gjuhës dhe kulturës, historisë dhe veçorive maqedonase. Kjo është diçka që patjetër të ndërpritet dhe prandaj kërkova Këshilli I evropës të kërkoj nga BE të mos bëhen presione të këtilla” – u shpreh Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.
Arta Bilali - Zendeli konkludon se në debatin dhe në atë që thuhet në institucionet evropiane, dhe kjo theksohet në raportin e Papandreut, marrëveshja me Bullgarinë konsiderohet diçka përfundimtare dhe tani na mbetet vetëm ta zbatojmë.
“Ajo që nuk u përmend si çështje e hapur, çështja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë mendoj se vendet anëtare të Këshillit të Evropës e vlerësojnë tregimin tonë të mos them të përfunduar por si të suksesshme. Tani do të varet shumë nga qeveritë nacionale se sa nga Këshilli i Evropës, apo trupat tjerë ndërkombëtarë. Me rëndësi është se rekomandimi është pozitiv, shihemi si shembull pozitiv. U theksua disa herë marrëveshja e Prespës si shembull pozitiv se edhe Ballkani mund ti zgjidh problemet e tij” – theksoi Deputetja e BDI-së, Arta Bilali - Zendeli.
Ansambleja parlamentre e Këshillit të Evropës shpreson se ky debat mund të jap kontribut të madh për perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimorë, por edhe presion për reforma dhe marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon. (Naim Sinani, TVM2)
