Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë, është i hapur për qarkullim deri më datë 01.10.2022 për automjete me masë të përgjithshme deri në 3.5 tonë.
Në rrugën rajonale R1102, gjegjësisht seksioni Veles – Gradsko, për shkak të punimeve ndërtimore, pjesa në fjalë do të jetë e mbyllur për qarkullim nga data 28.09.2022, në 9 muajt e ardhshëm dhe qarkullimi do të zhvillohet sipas regjimit kohor të miratuar të komunikacionit.
