Maqedoni

Komisioni Evropian sot publikon Raportin e progresit

12.10.2022 11:17

Komisioni Evropian sot do të prezantojë zyrtarisht raport progresin për vendet e Ballkanit perëndimor, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut....

Komisioni Evropian sot do të prezantojë zyrtarisht raport progresin për vendet e Ballkanit perëndimor, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut. 

Nga ajo që është publikuar deri më tani në raport theksohet nevoja e implementimit efikas të legjislaturës ekzistuese, në vend se të iniciohen nisma ad-hok. Në raport, ceket se puna e Kuvendit është çrregulluar me polarizimin politik, që e shtyu miratimin e shumë ligjeve. Po ashtu ceket se janë bërë reforma në shërbimet për siguri, por duhet të përforcohet kapaciteti për mbikëqyrje parlamentare ndaj punës së shërbimeve sekrete, ndërkaq është vërejtur se vonon miratimi i ligjeve për nëpunësit administrativë dhe Ligji për të punësuarit në sektorin publik. 
 
Lidhur me harmonizimin e Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së ceket progresi shumë i mirë me atë që vendi plotësisht qëndroi në anën e BE-së në raport me invazionin rus ndaj Ukrainës. Vendi ka arritur nivel të caktuar të përgatitjes dhe është mesatarisht e përgatitur për preventivë dhe luftë kundër korrupsionit, si dhe se për një numër të madh të lëndëve ka aktvendime të shkallës së parë, ndërsa janë hapur procedura edhe kundër funksionarëve të lartë qeveritarë. Në raport është cekur se vendi është mesatarisht i përgatitur lidhur me lirinë e të shprehurit, ndërsa reformat në Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut janë frenuar për shkak të shtyrjes së emërimit të anëtarëve në Këshillin programor. Vendi mban marrëdhënie të mira me vendet e tjera nga rajoni të cilat janë në procesin eurointegrues. Ceket se Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë duhet të zbatohet me vullnet të mirë nga të gjitha anët. 
 
Lidhur me kriteret ekonomike, vendi arriti nivel të mirë të përgatitjes në zhvillimin e ekonomisë së mirë funksionale të tregut, Nevojitet përmirësim i menaxhimit me investimet publike. Sektori bankar mbeti stabil, por nga ana tjetër ekonomia e madhe gri e frenon biznesin.