LSDM: Kovaçevski po e çon vendin drejt BE-së
12.10.2022 11:39
LSDM thot se kryeminsitri Dimitar Kovaçevski me politika shtetërore dhe të përgjegjshme..

LSDM thot se kryeminsitri Dimitar Kovaçevski me politika shtetërore dhe të përgjegjshme po e çon vendin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, ndërsa e akuzon liderin e opozitës maqedonase Mickoski për bllokim të këti procesi.
“Me LSDM-në e ardhmja e vendit është evropiane, negociatat me BE-në në tryezën e madhe për anëtarësim të plotë në union si maqedonas me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe identitet maqedonas. Në rrugën evropiane, duhet të merren vendime që do t'i çojnë brezat e tanishëm dhe të ardhshëm drejt anëtarësimit në BE, sepse qytetarët meritojnë punë më të mira dhe një standard më të lartë jetese në vend.”, thonë nga LSDM.
Sips partisë në pushtet diametralisht e kundërta është sjellja destruktive e VMRO-DPMNE-së në krye me Hristijan Mickoskin.
“Sot si opozitë dhe për 11 vite më parë si qeveri, vetëm deklarativisht angazhoheshin për anëtarësimin në BE dhe nga ana tjetër bën gjithçka për të bllokuar dhe penguar integrimin europian. Mickoski u ofron qytetarëve atë që vuajtën për 11 vjet, përçarje në të gjitha bazat, shtet me mospajtime me të gjithë fqinjët, në izolim ndërkombëtar dhe larg negociatave për anëtarësim në BE.”, thonë nga LSDM.
