Maqedoni
VMRO-DPMNE: Kovaçevski të mbajë llogari për bashkim kriminal
12.10.2022 11:49
VMRO DPMNE deklaron se kryemisnitri Kovaçevski duhet të mbajë përgjegjësi për bashkim kriminal....

VMRO DPMNE deklaron se kryemisnitri Kovaçevski duhet të mbajë përgjegjësi për bashkim kriminal, ndërsa Komisionin kundër korrupsionit e akuzon për mbrojtje të krimit.
“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mori rolin e avokatit të Kovaçevskit. Ata nxituan ta amnistonin para kohe dezertorin Kovaçevski nga afera “Matësi” me vlerë 26 milionë euro. Nuk treguan as procedurë, argumente apo fakte, por vetëm treguan se Kovaçevski sipas tyre nuk ishte fajtor. Kjo ngre dyshime se komisioni anti korrupicion, është vetëm një krah i zgjatur që mbron krimin dhe amniston korrupsionin. Prandaj institucionet kundër korrupsionit nuk duhet të habiten pse shumica dërmuese e qytetarëve nuk u besojnë atyre. Por Kovaçevski e la anti korrupsionin dhe të gjithë mbrojtësit e tij në ujë, duke pranuar se gjatë kohës që ai ishte në funksion i ishte paguar ndihma financiare kompanisë që ai e themeloi, e cila tani është në pronësi të plotë të kumbarës së tij. Me këtë ai praktikisht i ka konfirmuar të gjitha njoftimet e VMRO-DPMNE-së në të cilat kemi thënë se derisa ai ishte në detyrë kompania “Pixel” ka marrë para nga shteti dhe bizneset fitimprurëse. Nëse ky nuk është dyshim i mjaftueshëm për konflikt interesash dhe tregti me ndikim për Anti korrupcionin, atëherë me të vërtetë Maqedonia është në ngërç në luftën kundër korrupsionit.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
