Botë
Shën Petersburg, Grossi takon presidentin rus Putin
12.10.2022 12:11
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, është takuar me presidentin rus Putinin...

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, është takuar me presidentin rus Putinin, në kuadër të përpjekjeve, për të parandaluar një aksidentcentralit bërthamor në Zaporizhja.
Presidenti rus Putin, i ka thënë shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Grossi, se është “i hapur për dialog” rreth centralit bërthamor në Zaporizhja. Putin i ka thënë Grossit në takimin në Shën Petersburg se situata rreth centralit është “shqetësuese”. Grossi po ashtu ka shtyrë përpara idenë e krijimit të një zone të sigurisë rreth centralit.
Grossi do të takohet edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, më vonë gjatë kësaj jave, për të diskutuar rreth centralit. “Nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Grossi, duke shtuar se situata rreth centralit është “e rrezikshme, jostabile dhe sfiduese”, për shkak të sulmeve të shpeshta rreth zonës. Grosisi është takuar me Zelenskyn javën e kaluar për të diskutuar mundësinë e krijimit të një zonë të mbrojtur afër centralit, i cili kontrollohet nga trupat ushtarake ruse prej muajit mars, ndonëse në të ka staf ukrainas.
Centrali bërthamor në Zaporizhja – më i madhi në Evropë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.
