Vdes mbreti i Arabisë Saudite
23.01.2015 17:50
Televizioni Shtetëror i Arabisë Saudite ka njoftuar se mbreti Abdullah ka vdekur pas dhjetë vjetësh të qëndrimit në pozitën e mbretit...

Mbreti ka vdekur në moshën 90 vjeçare. Sipas mediave arabe, Abdullah ka vdekur mbrëmë vonë, por nuk janë dhënë detaje. Ai kishte qëndruar në spital disa javë si rezultat i një infeksioni në mushkri. Pasardhës i tij do të jetë gjysmëvëllai i tij, princi Selman, 79 vjeçar, i cili i ka marrë përgjegjësitë në punë që nga shtrirja në spital e mbretit Abdullah.
Abdullah, një aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara ka punuar për reforma në vendin e tij, duke përfshirë edhe disa mundësi më shumë për gratë. Angazhimin dhe punën e tij e ka vlerësuar lartë edhe presidenti i SHBA-ve, Barak Obama.
