Maqedoni

Afera “Matësi”, VMRO-DPMNE: Anti-korrupsioni, avokat mbrojtës i Kovaçevskit

12.10.2022 14:31

Afera “Matësi” kalon në Komisionin Anti-korrupsion....

Afera “Matësi” kalon në Komisionin Anti-korrupsion. VMRO–DPMNE dorëzon ankesë kundër kryeministrit Dimitar Kovaçevski për përfshirje në konflikt interesi në aferën me panelët fotovoltaik, pasi kryeministri ndërmarrjes që ka themeluar i ka ndarë para shtetërore. Lefkov kërkon nga anti-korrupsioni të veprojë pa u ndikuar politikisht.

“Për pesë vite “Piksel Grup” e Kovaçevskit merr ndihmë shtetërore edhe në kohën kur ai është zëvendës ministër për financa, fakt të cilat edhe vetë ai i pranon. Edhe në kohën kur është mandatar për zgjedhje të qeverisë së re, “Piksel Grup” i janë transferuar mbi 200 mijë euro. A nevojitet dëshmi të tjera? Komisioni anti-korrupsion të mos bie nën ndikimin e trysnisë politike dhe të shqyrtojë faktet.”,- tha deputeti i VMRO–DPMNE-së, Mile Lefkov.
 
LSDM: Mjaft më me fabrikime e dezinformata
 
Nga LSDM thonë se akuzat janë  fushatë e errët e VMRO-DPMNE - së kundrejt kryeministrit. Konsiderojnë se iniciativa e tyre drejtuar anti-korrupsionit është e kotë, pasi që nga ky institucion veç më janë prononcuar.
 
“Ato gënjeshtra janë përgënjeshtruar edhe nga Komisioni Anti-korrupsion, të cilët kumtuan se nuk ka kurrfarë argumenti, andaj dhe s’do ketë kurrfarë procesi. Me këtë vërtetohet se aferat e shpikura të VMRO–DPMNE–së për qëllim të vetëm kanë shpërqendrimin e opinionit nga tenderi i tyre kriminel në qytetin e Shkupit në vlerë prej 136 milion euro.”,- tha deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.
 
Socialdemokratët konsiderojnë se VMRO do të duhet t’i kërkojë falje kryeministrit për akuzat e bëra në mungesë të ofertës eventuale për përmirësimin e standardit të qytetarëve.
 
MERAL ISMAILI