Raporti i KE-së për RMV-në, Varhelyi: Vazhdoni me reformat, luftoni korrupsionin
Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe paraqet interes strategjik për BE-në...

Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe paraqet interes strategjik për BE-në, tha eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë shpalosjes së pakos së zgjerimin për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Varhelyi, potencoi kërcënimet e Rusisë dhe nevojën që unioni të thekojë rëndësinë dhe rolin e Ballkanit Perëndimor mbi sigurinë dhe paqen afatgjate të kontinentit. Ndërkohë tha se politika e zgjerimit të BE-së po vazhdon e si dëshmi potencoi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare midis RMV-së dhe BE-ë. Kërkoi nga shteti ynë vijimin e procesit të skriningut dhe vazhdimin e reformave në fusha të caktuara, duke potencuar edhe përforcimin e mbikëqyrjes parlamentare mbi shërbimet sekrete.
