SHBA tërheq pjesë të ambasadës së saj në Jemen

23.01.2015 18:55

Shtetet e Bashkuara e kanë larguar nga Jemeni edhe një pjesë të stafit të ambasadës...

Tërheqja e stafit është bërë të enjten, në ditën kur presidenti jemenas, Abd-Rabbu Mansour Hadi, ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e presidentit jemenas ka rezultuar për shkak se rebelët “Houthi” i kanë kapur me dhunë një pjesë të institucioneve në Jemen, duke përfshirë edhe pallatin presidencial.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se SHBA-ja e mbështet një tranzicion paqësor në Jemen.

Jemeni ka qenë një aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër “Al-Qaedas”. Vetëm katër muaj më parë, presidenti, Barak Obama, e ka përmendur Jemenin duke thënë se është një model i suksesshëm i partneritetit kundër terrorizmit.

Zyrtarët thanë se SHBA nuk e ka ndërmend që ta mbyllë në tërësi ambasadën që gjendet në Sanaa.