LSDM: Do të ketë energji të mjaftueshme dhe subvencione
Kanë vazhduar akuzat mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së...

Kanë vazhduar akuzat mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së sa i përket menaxhimit të krizës energjetike dhe ekonomike. Nga LSDM thonë qytetarët duhet të jetë të qetë këtë dimër, rrymë dhe ndihmë do të ketë.
“Qytetarët të jenë të qetë, këtë dimër do të ketë energji elektrike dhe energjencë të mjaftueshme. Qeveria e shteti do të vazhdojnë të subvencionojnë 80% qind të faturave të energjisë elektrike për mbi 600 mijë familje dhe rreth 72 mijë biznese të vogla. Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme po kalojnë në tregun e rregulluar, për fatura më të ulëta të energjisë elektrike, rrymë më të lirë do të përfitojnë edhe shtëpitë e shëndetit.”,- deklaroi Nenad Koçiq nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Masa pupuliste e truk për marketing
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë qeverinë se masat që i propozon nuk ofrojnë zgjidhje dhe sillet në mënyrë të papërgjegjshme sa i përket ideve të cilat i propozon kjo parti.
“Qeveria ka qasje joserioze ndaj krizës. Kjo shihet nga pakoja e masave që propozon, të cilat janë një truk i thjeshtë marketingu dhe nuk ofrojnë zgjidhje reale dhe të qëndrueshme për problemet kyçe që i ka shteti. Këto masa nuk ofrojnë rrugëdalje nga kriza energjetike, e cila tashmë po kthehet në krizë financiare dhe sociale. Këto masa janë vetëm masa populiste për të blerë paqe të përkohshme për çdo muaj.”,- u shpreh Dimitrievska Kocovska nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO kanë dalë edhe me 5 masa urgjentë të cilat janë për ndihmë të kompanive ku presin që qeveria dhe Kovaçevski seriozisht t’i kenë parasysh. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
