Maqedoni
Uji me erë e ngjyrë në Tetovë, IShP: Pasojë e shirave, uji i pastër për pije
12.10.2022 16:47
Erë e keq, në ngjyrë e turbullt janë disa nga ankesat që qytetarët e Tetovës e kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale për ujin e pijshëm në Tetovë...

Erë e keq, në ngjyrë e turbullt janë disa nga ankesat që qytetarët e Tetovës e kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale për ujin e pijshëm në Tetovë. Kjo situatë, paraqitet thuajse çdo vite me radhë, në sezonin e vjeshtës, sidomos kur fillon rënia e gjetheve dhe kalbja e tyre, por, megjithatë, uji rezulton i pastër për pije thonë nga Instituti i Shëndetit Publik. Ndërsa për ata që nuk e durojnë dot këtë aromë apo shije, të presin që brenda dy ditësh kjo aromë do të largohet.
“Ndodh shkaku i shirave dhe vegjetacionit, do të kalojë, ka aromë intensive. Ata që s`mund ta pinë dhe të shfrytëzojnë ujin e ambalazhuar, të tjerët munden rehat ta shfrytëzojnë.”,- theksoi drejtuesi i IPSh – Tetovë, Ratko Davitkovski.
IShP-Tetovë: Duhet mbrojtur zona e burimit
Nga Instituti i Shëndetit publik në Tetovë kanë theksuar se për të larguar këtë problem që paraqitet çdo vit rekomandon mbrojtjen e zonës së burimit, por edhe trajtim të ujit në stacionin për filtrim.
“Duhet të bëhen tre zona mbrojtjeje, e para ajo e ndalesës, e kufizimit dhe ajo epidemiologjike, atje ka të formuar zonë por nuk është e mbrojtur dhe e dyta, në filtër stacion mund të kontrollohet përmes karbonit aktiv apo ozonimit, pra është e mundur që në stacion filtrimi të përdoret karboni aktiv dhe jo ozonimi.”,- u shpreh drejtuesi i IPSh – Tetovë, Ratko Davitkovski.
Përndryshe në Tetovë, çdo ditë me mungesë të ujit ballafaqohen banorët e rrugës 146 ndryshe e njohur si rruga e UÇK-së.
VISAR SADIKU
