Mbledhja e Këshillit Socio-ekonomik, sindikalistët: Rritja e pagave - sipas inflacionit

12.10.2022 17:20

Rritja e pagave në sektorin privat dhe publik të jetë në kontinuitet....

Rritja e pagave në sektorin privat dhe publik të jetë në kontinuitet dhe në përputhje të rritjes së inflacionit dhe shpenzimeve të shportës mujore në vend.

Kjo është një ndër kërkesat më thelbësore të përfaqësuesve të Lidhjes së Sindikatave dhe të organizatave të punëdhënësve të cilat i adresuan përfaqësuesve të ekzekutivit. Kërkojnë ndihmë konkrete dhe të përshtatshme për çdo punëtor dhe biznes në vend.

“Të gjitha pagat në sektorin privat dhe publik të ndjekin rritjen e inflacionit në vend, respektivisht të ndjekin rritjen e shpenzimeve të shportës mujore për një familje katër-anëtarëshe. Nuk heqim dorë edhe  nga kërkesa për të subvencionuar punëtorët me të ardhura më të ulëta, me kartela pagesore që të mund ata të blejnë produktet bazë ushqimore dhe  të paguajnë një pjesë të energjisë elektrike.”,- deklaroi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

Sektori privat ka nevojë shteti t’i ndihmojë financiarisht dhe t’u mundësojë lehtësira të tjera financiare.

“Mendojmë se është më se nevojshme që me Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të bisedojmë në drejtim të nxitjes së reformave, masave ekonomike dhe ndihmës së shtetit për sektorin e  biznesit.”,- theksoi Mile Boshkov nga Konfederata e Biznesit e RMV-së.

“Këto nuk janë reforma tatimore siç dëshiron ti quaj shteti, por reforma ngarkuese tatimore ndaj kompanitë. Për këtë arsye ne tani aspak se nuk është aspak periudha për të biseduar rreth reformave  tatimore për kompanitë. Themi se ndoshta do të duhet të presim deri në pranverë për të biseduar rreth  ndryshime eventuale tatimore, por assesi jo tani, pasi që dita ditës shohim se si kompanitë mbyllin bizneset e tyre pikërisht për shkak të mos pasjes së mundësisë për ti shlyer të gjitha obligimet ndaj shtetit.”,- deklaroi kryetarja e Organizatës së  Punëdhënësve, Vlladanka Trajkovska.

Masa qeveritare për përkrahjen e qytetarëve dhe kompanive në vlerë prej 350 milion eurove e cila u promovua disa ditë më herët do të duhet të miratohet në Kuvend brenda një jave. (Rexhep Qamili, TVM2)