KE: Shqipëria mirë me reformat, keq me korrupsionin
Komisioni ka vlerësuar pozitivisht Shqipërinë për reformat....

Komisioni ka vlerësuar pozitivisht Shqipërinë për reformat, por vë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të qeverisë me opozitën dhe aktorët e shoqërisë civile. Korrupsioni në Shqipëri vijon të jetë një problem serioz, duke u pasuar me nismat për “Pasaporta të Arta” dhe amnistinë fiskale të ndërmarrë nga qeveria, të cilët konsiderohen si çështje që bien në kundërshtim me normat e Bashkimit Europian, thuhet në Raport. Kërkohet më shumë luftë kundër korrupsionit.
“Shqipëria, vendi i dytë që hapëm negociatat këtë vit, ka bërë progres dhe ka arritur rezultate të mira, procesi i vetingut dhe reforma në drejtësi që po vazhdojnë janë shembulli i një progresi të mirë. Shqipëria ka bërë hapa të mirë përpara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëri ka qenë 100% në një linjë me BE por përshirë edhe këshillin e sigurimit për ti përgjigjur Rusisë duke marrë edhe vendime. Ajo çka nevojitet të vijoj është lufta kundër korrupsionit, shteti I s ë drejtës dhe lirinë e medias, çështjet minoritare etj.”,- tha eurokomisioneri evropian, Oliver Varhelyi.
Por, sipas raportit, Shqipëria vlerësohet pozitivisht për politikën e saj të jashtme, të konsideruar në një linjë me atë të Bashkimit Europian, dhe për rolin në rajon.
Për Komisionin Europian, “Për sa kohë që nisma e “Ballkanit të hapur” është në përputhje me kuadrin e Tregut të Përbashkët Rajonal, përputhet me standardet e BE-së dhe është plotësisht e hapur dhe gjithëpërfshirëse. (Luljeta Ndoka, TVM2)
