Centrali bërthamor pa energji elektrike, Gross: Sistemet e sigurisë në rrezik

12.10.2022 18:02

Raketat ruse gjatë ditës kanë bombarduar Kievin, Khersonin dhe Zaporizhian....

Raketat ruse gjatë ditës kanë bombarduar Kievin, Khersonin dhe Zaporizhian. Shumë ndërtesa janë shkatërruar.

Ekipet e shpëtimit nxorën disa familje nga rrënojat, që mrekullisht kanë shpëtuar pa asnjë lëndim. Por, këto sulme kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në centralin më të madh bërthamor në Evropë dhe kjo përbën rrezik për sigurinë.

“Linja e energjisë e restauruar së fundmi që furnizon termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainë është ndërprerë për herë të dytë në pesë ditë, duke e detyruar centralin të kalojë në gjeneratorët e emergjencës me naftë… termocentrali ka humbur të gjithë fuqinë e tij të jashtme dhe kjo përben rrezik për sistemin e sigurisë.”,- tha shefi i mbikëqyrjes atomike të OKB-së, Rafael Grossi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka bërë presion për një zonë sigurie të çmilitarizuar rreth uzinës, e cila mbetet afër vijës së frontit midis forcave ruse dhe ukrainase. Kremlini nga ana tjetër thotë  se retorika e liderëve perëndimorë mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore ishte e dëmshme dhe provokuese.

“Ne shprehim keqardhjen tonë të përditshme që krerët e shteteve perëndimore përfshihen çdo ditë në retorikë bërthamore dhe një praktikë e tillë është shumë  “provokuese.”,- theksoi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. (Farije Dauti – Bakiju, TVM2)