Ambasadori i BE-së Gir ia dorëzoi kryeministrit Kovaçevski Raportin e Komisionit Europian
Ambasadori i Bashkimit Europian, David Geer......

Ambasadori i Bashkimit Europian, David Geer, kryeministrit Dimitar Kovaçevski ia dorëzoi Raportin e Komisionit Europian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bashkimit Europian për progresin e njohur të vendit në disa fusha dhe theksoi se do të pasohet një analizë e hollësishme e Raportit, e cila do të përcaktojë fushat në të cilat do të duhet të punohet më intensivisht.
Theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar për zbatimin e proceseve reformuese dhe harmonizimin e plotë të legjislacionit vendor me legjislacionin europian.
Kovaçevski tregoi se qëllimi strategjik i Qeverisë është që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Europian. Ne e kemi nisur tashmë këtë proces këtë verë dhe presim që ai të finalizohet deri në vitin 2030.
Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ku u diskutua për Raportin dhe pritjet për rrjedhën e procesit të integrimit europian të vendit.
