Eliminohet Roxher Federer

23.01.2015 20:17

Fituesi i 17 Grand Slam titujve në tenis, Roger Federer, ka pësuar humbjen më të hershme në Australian Open që nga viti 2001, kur gjithashtu u eliminua në raundin e tretë të këtij turneu...

Italiani Andreas Seppi ia nisi tejet mirë ndeshjes, duke krijuar epërsi 2-0 në sete dhe kur publiku priti kthimin e Federerit 33 vjeçar në lojë (2-1), Seppi fitoi.

Rafael Nadal në mënyre eksprese eliminoi izraelitin Dudu Sela me 3-0 në sete duke u palsuar në raundin tjetër ku për kundërshtar do te ketë jugoafrikanin Kevin Anderson  I cili më lehtë se ç’pritej mundi francezin Rishard Gaske me 3-0 nsë sete.

Andy Murray kaloi lehtësisht Joao Sousa 6-1, 6-1, 7-5 dhe në raundin tjetër gjen bullgarin Grigor Dimitrov. Ballkanasi u imponua ndaj qipriotit Marcos Baghdatis 3-2 me sete, ndërsa numri 7 i turneut, Tomas Berdych e mbylli sfidën kundër serbit Viktor Troicki 6-4, 6-3, 6-4.

Në disiplinën e femrave nuk u regjistruan surpriza. E para që zbriti në fushë ishte Simona Halep e cila kaloi 6-4, 7-5 Bethanie Mattek-Sands, Marija Sharapova përdallim nga xhiroja e kaluar sot ishte bindëse me 2-0 në sete ndaj Dijes nga Kazakistani, ndërsa kanadezja Eugenie Bouchard fitoi në dy sete ndaj francezes Caroline Garcia, e cila nuk arriti të fitonte asnjë game në setiin e dytë. Biletën për në 1/8-at e prenë edhe Ekaterina Makarova, Julia Goerges e Shuai Peng.