Zyrtare: Lucas Silva lojtar i Real Madridit

23.01.2015 20:21

Real Madridi ka gjetur akordin dhe me lojtarin e Cruzeiros, Lucas Silva...

Sipas asaj që ka konfirmuar Marcio Rodrigues, zëvëndëspresident i klubit brazilian, akordi është arritur. Disa orë përpara kësaj deklarate, Lucas u largua nga grumbulli i Cruzeiros në Toca de la Raposa, për të udhëtuar drejt Belo Horizontes ku kreu dhe vizitat mjekësore.

Te Cruzeiro, fillimisht u munduan të justifikojnë mungesën e lojtarit duke bërë të ditur se Silva po i ushtrohej vetëm disa provave rutine. Gjithsesi aludimet e shtypit brazilian sollën me pas njoftimin se lojtari po i kryente testet mjekësore për kalimin te spanjollët e Realit. Braziliani pritet të firmosë për 6 vite me Realin, periudhë në të cilën do të përfitojë nga 13 deri në 15 milion euro.