Botë
Rusia, sulme të reja në Ukrainë
13.10.2022 13:13
Rusia ka kryer sulme ndaj infrastrukturës në Kiev dhe ka nisur sulme ajrore në qytetin jugor të Mikolajivit...
Rusia ka kryer sulme ndaj infrastrukturës në Kiev dhe ka nisur sulme ajrore në qytetin jugor të Mikolajivit.
Sulmet e reja vijnë një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që e quan “ilegal” aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se sulmet janë kryer me dronë të prodhuar nga Irani, që njihen si dronë kamikazë. Sipas tij, ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende është e paqartë nëse ka viktima nga këto sulme.
Nënkryetari i Zyrës presidenciale të Ukrainës, tha se dronët kanë goditur ndërtesa të infrastrukturës kritike. Në Mikolajiv gjatë natës është bombarduar një ndërtesë banimi, teksa luftimet po vazhdojnë në mbarë frontin jugor të Ukrainës.
Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Moskës të kthehet në tryezën e bisedimeve ndërsa premtoi mbështetje shtesë ushtarake për Kievin.
