Maqedoni

Referendumi kundër ndryshimeve kushtetuese, Dimitar Apasiev nuk pret që nisma të refuzohet

13.10.2022 14:14

Kthimi i iniciativës për referendum, për liderin e së majtës, Dimitar Apasiev...

Kthimi i iniciativës për referendum, për liderin e së majtës, Dimitar Apasiev, është thjesht blerje kohe nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Ai thotë se do të bëjë korrigjimin e kërkuar brenda afatit të caktuar dhe do të adresojë nismën sërish në të njëjtën adresë.

Apasiev nuk pret që kjo iniciativë të refuzohet, e përsëriti qëndrimin se nëse kjo ndodh, do të bllokojë shtëpinë ligjvënëse.

Kryeparlamentari Xhaferi një ditë më parë  e kthehu  iniciativën me shpjegimin se e njëjta nuk është parashtruar në përputhje me rregulloren e Kuvendit.