Raporti i Progresit për RMV-në, Geer: Të përfshihet opozita në procesin integrues
Maqedonia e Veriut të vazhdojë me reformat dhe paralel me këtë të implementohet procesi i skriningut...

Maqedonia e Veriut të vazhdojë me reformat dhe paralel me këtë të implementohet procesi i skriningut, tha euroamabsadori David Geer gjatë prezantimit të raportit të progresit për vendin tonë. Potencoi përfshirjen e të gjitha partive politike në këtë fazë të eurointegrimit.
“Këto reforma do t'ju çojnë në BE dhe njëkohësisht në mënyrë pozitive do ta transformojnë shtetin në kontekst të prosperitetit dhe principeve demokratike. Por, kjo çështje nuk është vetëm punë e qeverisë edhe pse ekzekutivi ka rol udhëheqës, duhet të jetë projekt nacional që do të përfshinte të gjitha partitë politike dhe shoqërinë.”,- tha euroambasadori, David Geer.
Mariçiq: Duhet vazhduar me reformat
Kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, me vlerësim se reformat po zhvillohen me dinamikë stabile, por theksoi nevojën për përforcimin e funksionit të kuvendit, reformat në administratë si dhe të vazhdimin me luftën kundër korrupsionit. Fajin për ngecjen e miratimit të ligjeve në kuvend, Mariçiq ia hedh opozitës, me të cilën shprehet i gatshëm të ulet dhe të bisedojë.
“Në aspekt të progresit të shënuar, është mbajtur tempoja e përparimit, ose ka progres në 23 nga gjithsej 43 fusha, derisa në fushat tjera ka progres më të ulët. Kemi një kritikë të qartë për vonesën e miratimit të ligjeve, e cila vjen për shkak të bllokadës nga opozita. Parlamenti duhet të jetë forum për dialog politik konstruktiv.”,- u shpreh kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Мariçiç konkludoi se duhet qasje me përgjegjësi në interes të shtetit dhe të mos pësojë agjenda evropiane për shkak të dallimeve partiake.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
