Kurtishi në Flamurtar?
23.01.2015 20:24
Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Mensur Kurtishi, pritet të jetë anëtar i ri i skuadrës së mirënjohur shqiptare, Flamurtari i Vlorës....

Ai së fundi ka qenë në petkun e kampionit australian, Brisbane Roar, por nuk arriti të tregojë përformancë të mirë dhe me marrëveshje të dyanshme pati shkëputur kontratën.
Të dyja palët janë të interesuara dhe në ditët në vazhdim mund të arrihet një marrëveshje.
