Maqedoni
VMRO-DMNE: Qeveria nuk po i zbaton mjaftueshëm reformat
13.10.2022 16:13
VMRO-DMNE në përmbajtjen e raport-progresit e fundit të KE-së sheh vlerësimin se nuk ka përkushtim serioz...

VMRO-DMNE në përmbajtjen e raport-progresit e fundit të KE-së sheh vlerësimin se nuk ka përkushtim serioz për reforma nga autoritetet e vendit. Sipas tyre në vend të reformave sistematike të legjislacionit, raporti i KE-së ka vënë re se zbatohen zgjidhje ad-hok.
“Mungojnë hapat vendimtarë për të ndërtuar mundësi dhe për të vazhduar procesin e negociatave me BE-në. Qeveria u drejtohet nismave ad-hoc, të cilat zëvendësojnë qasjet e reformave sistematike. Nëse shikojmë 6 klasterët kryesor, do të vëmë re se Maqedonia nuk ka rezultate më të mira se vitet e kaluara në asnjërin prej tyre. Në secilin prej klasterëve, vendi konsiderohet i përgatitur mesatarisht, i cili është i njëjti vlerësim si në vitet e mëparshme.”,- tha Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Raporti njeh progresin, RMV më e mira në rajon
Sipas LSDM-së raporti njeh progresin dhe qëndrueshmërinë e procesit të reformave dhe mirëpret fillimin e negociatave me BE-në me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
“Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Republika e Maqedonisë së Veriut ende radhitet më e mira në rajon në klasterin e vlerave themelore. Raporti pozitiv i KE-së është mirënjohje e përpjekjeve të Qeverisë dhe shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM-ja për realizimin e reformave të rëndësishme për procesin e integrimeve evropiane. Dhe derisa të gjithë urojnë raportin pozitiv, vetëm VMRO-DPMNE, si parti e dëshmuar antievropiane, përhap gënjeshtra dhe shtrembëron përmbajtjen e Raportit.”,- theksoi Mile Talevski nga LSDM.
Ndërkohë ministri i jashtëm, Bujar Osmani, në një prononcim me shkrim raportin e KE-së e ka vlerësuar si rezultatin më i lartë dhe progres shumë të mirë të bërë në politikën e jashtme dhe është një motiv për të vazhduar me të njëjtin ritëm edhe vitin e ardhshëm.
NAIM RAMADANI
