Nuk ka asistent arsimor në shkolla të mesme, Petrushev: Presim punësim të kuadrove të rinj
720 asistentë arsimorë aktualisht ndihmojnë procesin edukativo-arsimor....

720 asistentë arsimorë aktualisht ndihmojnë procesin edukativo-arsimor në vend. Kjo shifër plotëson deri diku nevojat për arsimim inkluziv në shkollat fillore, por edhe më tej problematike mbeten shkollat e mesme ku nuk ka asistent arsimor të cilët punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta.
Nga Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilituesve Specialë presin ndryshimin e Ligjit të arsimit të mesëm, i cili do të mundësojë punësimin e kuadrove të rinj në të gjitha qytetet në brendi të vendit ku ka mungesë të kuadrit të tillë.
“Asistentët arsimorë nuk duhet të jenë vetëm edukatorë specialë rehabilitues, mund të jenë psikologë, pedagogë dhe do të duhej të kishte mjaftueshëm, kemi kuadro nga Fakulteti Filozofik në Shkup, nga Fakulteti Pedagogjik në Tetovë, në disa qytete ka kuadër në disa qytete, mungon dhe besoj se ky proces do të balancohet dhe gjithkund do të ketë kuadër të tillë që është mëse i nevojshëm.”,- deklaroi kryetari i Lidhjes së Edukatorëve dhe Rehabilituesve Specialë, Goran Petrushev.
Shaqiri: Do të ketë punësime shtesë, ligji i arsimit të mesëm është në fazë finale
250 asistentë arsimorë shtesë janë punësuar këtë vit, thekson ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili potencon se institucionet duhet të punojnë bashkërisht që të tejkalohet ky problem.
“Duhet që të realizojmë bashkë që institucionet e nivelit qendror dhe lokal, komunat, pushteti dhe Ministria të bashkëpunojmë që të japim kontributin gjithsecili që kjo punë të jep rezultate konkrete dhe të jetë sa më e kapshme për të gjithë.”,- u shpreh ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.
Ligji për arsimin e mesëm është në fazën finale dhe me ndryshimet ligjore do të mundësohet angazhimi i më shumë asistentëve arsimorë, u tha me këtë rast. (Flutura Latifi, TVM2)
