Bogovinë, fillojnë punimet e ujësjellësit në fshatin Pallçishtë
Kanë filluar punimet për ujësjellësin në fshatin Pallçisht....

Kanë filluar punimet për ujësjellësin në fshatin Pallçisht në komunën e Bogovinës, pasi këto të fundit ka një javë që protestuan duke bllokuar rrugët dhe kërkonin që urgjentisht komuna e Bogovinës të fillojë me punime.
Zëvendësministri i Transportit tha se pritjes 20 vjeçar për këtë projekt i erdhi fundi.
“Pas më shumë se 20 vitesh dhe shumë pritje, për realizimin e një projekti të tillë, sot po fillojmë me punime, për rikonstruimin e tubacionit për furnizim me ujësjellës me gjatësi prej 3.6 km. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë rrjetit të ujësjellësit infrastrukturës rrugore dhe mbrojte të mjedisit si parakusht për mbrojtjen e qytetarëve. Ky projekt i shumëpritur do të lehtësojë ndjeshëm banorët e këtij fshati, do të japë fund pritjes shumë vjeçare për një të drejt elementare siç është uji për pije.”,- deklaroi zëvendësministri i Transportit, Bekim Rexhepi.
“Sot fillojnë punimet për ujësjellësin e fshatit Pallçishtë, bëhet rikonstruimi i rrjetit nga burimi deri në rezervuar, janë tre burime që duhet të merret uji. E njëjta sasi e ujit do të vijë, por këtë radhë do të vijë i pastër për pije.”,- theksoi kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu.
Kryetari i BL të Pallçishtit tha se është ditë e veçantë për banorët e fshatit, pasi sipas tij bëhet fjalë për ujë për pije.
“Ne si BL e Pallçishtit e falënderojmë këtë çka po ndodhë sot, është ditë e veçantë për banorët e Pallçishtit, bëhet fjalë për ujë për pije.”,- u shpreh kryetari i BL Pallçishët.
Projekti për rrjetin e ujësjellësit në Pallçisht kap vlerën e 177 mijë euro dhe pritet që i njëjti të përfundojë brenda nëntë muajve. (Visar Sadiki, TVM2)
