Masat e qeverisë për uljen e shpenzimeve, Kovaçevski: Nuk do të ketë shkurtim të pagave

13.10.2022 19:12

Me masat e qeverisë për uljen e shpenzimeve.....

Me masat e qeverisë për uljen e shpenzimeve të shfrytëzuesve të buxhetit u janë dhënë këshilla se çka duhet vepruar institucionet nga pushteti qendror dhe vendor, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare.

Kryeministri Kovaçevski sqaron se sindikatat gabimisht e kanë kuptuar, sepse masat nuk i referohen askujt personalisht, megjithatë zvogëlimi eventual i rrogës së tij do të kishte qenë populiste.

“Unë nuk jam prej atyre që duan të përhapin një lloj të populizmit. Кush merret me anulimin e të ardhurave në emër të tjetrit le të flasë për anulimin e të ardhurave të gjithë strukturës së punonjësve në shtet.  Çdo person mund të dhurojë rroga në mënyrë solidare për të bërë aktivitete me të cilat i ndihmon të tjerët. Të ju them edhe një herë nuk besoj tek njerëzit që punojnë pa pagesë, sepse ka politikanë që thonë se do të punojnë pa pagesë, nuk u besoj njerëzve që punojnë pa pagesë.”,- tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Sipas Sindikatës së Punonjësve të Administratës, autoriteteve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve është e paqartë se si qeveria jep rekomandime me të cilat zvogëlohen të drejtat e marrëveshjes kolektive, para se të konsultohen dhe të informohen sindikatat.

Deanoski: Masat në kundërshtim me ligjin

Kryetari Deanoski tha se gjithçka që rekomandon qeveria me masat është në kundërshtim me ligjin.

“Se si do të jetë rotacioni, në çfarë mënyre do të bëhet dhe në cilin nivel do të ulen pagat nuk ishim të konsultuar, por vetëm e kuptuam nga burime tona pa dokumentin e konkluzave të qeverisë dhe masat që ishin në propozim të këtij dokumenti të na jepeshin nga qeveria.”,- u shpreh kryetari i SPAGJSHQ-së, Trpe Deanoski.

Stojçevska: Masat kolektive do t’i rregullojnë të drejtat

Edhe Sindikata e Kulturës ka reaguar në masat dhe rekomandimet për uljen e të shpenzimeve, i bëjnë thirrje ministres së kulturës të thotë a do të zbatohen masat dhe a do të thotë ulje të pagave në kohë të inflacionit të lartë dhe krizës.

“Ministria e kulturës nuk i ka harmonizuar pagat, kështu që marrëveshja kolektive do t’i rregullojë të drejtat e tyre aty ku dhe sindikatat vlerësojnë se ka të drejta që duhet të rirregullohen. Ato do të rirregullohen por sipas asaj që përfshihet në këtë konkluzë, siç thatë në uljen e pagave, marrëveshja kolektive bën avancimin e punëtorëve. Pagat dhe të gjitha komplikimet financiare rregullohen përmes ministrisë së financave.”,- u shpreh Bisera Kostadinovska –Stojçevska.

Janë prononcuar edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut asnjë marrëveshje kolektive nuk duhet të përjashtohet. Nëse kjo ndodh, përfaqësuesit e sindikatës paralajmërojnë se gjërat do të shkojnë deri tek organet evropiane. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)