Paris më i miri në supersllallom të madh
Italiani Dominik Paris dëshmoi rrëshqitje më të mirë se skiatorët tjerë dhe triumfoi në disiplinën e Supersllallomit të madh, e mbajtur në Qendrën e Skive në Kitzbuhel të Austrisë...
25-vjeçari ishte në nivel të lartë, bëri paraqitje të përsosur në shteg dhe si rrjedhojë e kësaj arriti i pari në cak me kohë të kaluar 1:09.99 minuta.
Kjo ishte fitorja e katërt në karrierë e italianit, i cili qe më i shpejtë për 6 të qindtat e sekondës se austriaku Matthias Mayer. Paris ka fituar për herë të parë në supersllallom të madh, pasi që fitore të tjera i pati në disiplinat e lëshimit gjatë karrierës së tij.
Në podium (në vend të tretë) ka arritur edhe një austriak tjetër. Është fjala për Georg Streitberger, i cili pati kohën më të ngadalshme për 34 të qindtat se fituesi i garës.
Adrien Theaux nga Franca pozicionohet i katërti. Norvegjezi Kjetil Jansrud nuk ishte në formën e tij dhe plasohet në vend të shtatë. Në renditjen e përgjithshme të supersllalomit të madh, Jansrud, udhëheq me 316 pikë.
Austriaku Marcel Hirscher udhëheq me 836 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, i cili përcillet nga Kjetil Jansrud (Norvegjia) 705, Fritz Dopfer (Gjermania) 542, Felix Neureuther (Gjermaniua) 542 e Dominik Paris (Italia) me 523 pikë.