Besimi në Uashington, prioritet përballja me krizën energjetike

13.10.2022 18:31

Maqedonia do të marrë një kredi nga FMN-ja....

Maqedonia do të marrë një kredi nga FMN-ja në vlerë prej mbi gjysmë miliardë eurosh, e cila do të përdoret për të përballuar krizën energjetike.

Bëhet fjalë për rreth 530 milionë euro përmes Linjës së Parandalimit dhe Likuiditetit brenda 24 muajve dhe janë të destinuara për likuiditetin e buxhetit, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në një intervistë për Zërin e Amerikës në margjinat e takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.