Protesta, punonjësit e "Kolskës" para qeverisë

13.10.2022 19:29

Punonjësit e fabrikës për automjete hekurudhore "Kolska"....

Punonjësit e fabrikës për automjete hekurudhore "Kolska" në protesta para qeverisë kërkuan zhbllokimin e llogarive bankare që fabrika të funksionojë pa problem, takim me kryeministrin apo zëvendëskryeministrin për të marrë një përgjigje se cili është plani i tyre nëse fabrika do të vazhdojë të punojë apo kërcënohet me likuidim.

“Ne nuk mund t'i servisojmë vagonët, nuk mund të blejmë as një vidhë. Kemi 20 e ca vagonë mallrash, një klasë pasagjerësh, kemi punë për momentin por nuk mund t'i servisojmë sepse po punojmë me fatura. Nëse i plotësojmë faturat do të marrim rrogë, nëse nuk i plotësojmë faturat nuk ka rrogë.”,- tha kryetari i Sindikatës në "Kolska", Toni Arsovski.

Punonjësit sqarojnë se llogaria e fabrikës është bllokuar prej nëntë muajsh për shkak të taksave të papaguara, për këtë arsye rreth 70 persona kanë frikë për jetesën e tyre. Ata thonë se nuk kërkojnë rritje rroge, por një mënyrë për të fituar pagën.

 “30 vjet më parë nuk i paguanin TVSh shtetit, ndryshuan një mori partish, një tufë drejtorësh, askush nuk mori asgjë për të ndryshuar atëherë dhe asnjë përgjegjësi për askënd. Është koha që këta 70 veta të mos paguhen dhe të mos punojmë.”,- theksoi punonjësi në "Kolska", Slobodan Dimitrievski.

Fabrika për automjete hekurudhore "Kolska" është e vetmja e këtij lloji në vend, dhe dikur ka qenë pjesë e Hekurudhave të Maqedonisë.

Për momentin në punëtori ndodhen 25 vagonë mallrash dhe një makinë pasagjerësh në pritje për riparim.

Nëse kjo nuk bëhet deri në Vitin e Ri, puna e mëtejshme e kompanisë vihet në rrezik, thonë punonjësit. (Sedat Selimi, TVM2)