Kriza energjetike, Shaqiri: Pres menaxhim më efikas të shpenzimeve

13.10.2022 20:10

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri....

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, pret që të gjithë të përfshirë në procesin arsimor të jenë të përgatitur dhe të përgjegjshëm në menaxhimin e mjeteve në kushtet e krizës energjetike dhe tha se Ministria e Arsimit dhe Kulturës është në komunikim me komunat, institucionet lokale dhe shkollat çdo ditë për t'u përballur me situatën e krizës.

“Ju të gjithë e dini me vendim qeverie për rregullim të tregut. Pres nga të gjithë shkollat fillore dhe të mesme në këtë proces të ulin pak shpenzimet e tyre të cilat I takojnë krizës energjetike. Pas këtij procesi të uljes së shpenzimeve të krizës energjetike, unë pres nga institucionet arsimore, udhëheqësit e tyre të shohin çdo mënyrë të menaxhimit siç janë në situatën aktuale, menaxhim më efikas të shpenzimeve të cilat dalin nga kriza energjetike. Do të thotë të shfrytëzojnë resurset e ndryshme, gjatë ditës mos të përdoret për shembull rryma elektrike, në qoftë se mund të zëvendësohet me ndriçim diellor.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.