Konferenca “Gratë në politikën e Jashtme”, të rritet numri i grave në pozicionet diplomatike

13.10.2022 20:42

Gjinia femërore nuk është mjaftueshëm e përfshirë në diplomaci....

Gjinia femërore nuk është mjaftueshëm e përfshirë në diplomaci, andaj duhet të rritet numri i tyre në pozicione të larta diplomatike  u tha në Forumin Ndërkombëtar për dialog politik “Gratë në politikën e jashtme”, të organizuar nga MPJ.

“Tregimet e suksesshme të gruas diplomate mund të jenë inspirim për gjeneratat e reja, e të cilat njohin potencialin e tyre, dhe atë se cka mund ti ofrojnë botës. Një shoqëri e barabartë është kusht për qetësi dhe mbizotërim të sigurisë në vendet dhe në të gjithë botën, prandaj kjo çështje nuk është gjinore, por globale” – u shpreh Zv.Kryetarja e Qeverisë, Sllavica Grkovska.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani potencoi se dikasterin të cilën e udhëheq është duke treguar se ka një përkushtim të veqantë për rolin e gruas në diplomaci. Osmani poashtu potencoi se RMV duhet të shfrytëzohet si model për participimin e drejtë dhe të barabartë të gjinisë femërore.

“Qeveria e RMV në të gjitha sferat ka treguar dhe po tregon se ka politika qartë të definuara për avansimin dhe rolin e gruas në diplomaci, por jo vetëm. Sot jemi dëshmitarë kur në shumë pozita të diplomacisë botërore kemi gjininë femërore, dhe këto praktika po i zbatojmë edhe ne, këtë e kanë treguar raportet e shumta” – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.  

Ministria e Punëve të jashtme është duke e promovuar barazinë gjinore, ku vetëm në muajin korrik deri më dhjetor 2021 dukshëm është rritë numri i grave në pozicionet e larta diplomatike. (Fitim Kryeziu, TVM2)