Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë, Hohmann: Shqetësim për amnistinë fiskale

13.10.2022 21:11

Pasi u diskutua në Bruksel...

Pasi u diskutua në Bruksel, progres-raporti i KE për Shqipërinë, iu dorëzua qeverisë shqiptare nga ambasadorja e BE, Christiane Hohmann. Duke folur për ecurinë pozitive të reformave, diplomatja e sheh problemin tek korrupsioni, projekt-ligji i amnistisë fiskale dhe te pasaportat e arta.

Duke premtuar leximin me kujdes të raportit dhe adresimin e problematikave në institucionet përkatëse, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se vlerësimet janë të mira, por udhëtimi drejt familjes europiane do të jetë sfidues.

Interpretim jo pozitiv të raportin, bën edhe deputetja e PD së Alibeajt, Jorida Tabaku, e cila rendit edhe një sërë problematikash, që nga liria e medias, e deri tek ndërhyrja e politikës në Gjyqësor.

 Progres-Raporti i këtij viti, shihet me më shumë rëndësi se vitet e kaluara, për shkak të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. (Luljeta Ndoka, TVM2)